Flamur Golemi takime në Zhulat: Produktet artizanale vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit (VIDEO)

Flamur Golemi, kandidati për deputet i PS-së në qarkun Gjirokastr është ndalur sot në fshatin Zhulat ku mori pjesë në një aktivitet për promovimin e produkteve artizanale të zonës. Përmes një mesazhi të shpërndarë në faqen e tij në Facebook, ai thotë se

“Në Zhulatin e klerikut Papa Zhuli dhe mendimtarit e luftëtarit Idriz Suli, nuk ka vetëm histori apo gjurmë të së shkuarës që na bëjnë krenarë për identitetin tonë. Ka gjithashtu edhe mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit, duke u mbështetur kryesisht tek produktet artizanale të zonës”.

Teksa kërkon sërish mbështetje me votë në 25 qershor, Golemi shkruan:

“Kemi bërë shumë në këto katër vjet për të promovuar vlerat tona turistike dhe për të mbështetur çdo aktivitet që gjeneron të ardhura për ekonominë lokale. Por jemi ende larg asaj ku duhet të shkojmë, prandaj kërkojmë një mandat të dytë për të çuar përpara përpjekjen tonë të përbashkët për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam. Vota për Partinë Socialiste është e vetmja zgjidhje. Gjithë të tjerat na kthejnë pas”.

/ArgjiroLajm.net/