Flamur Golemi uron 1 Tetorin nga Shtëpia e të Moshuarve në Gjirokastër (VIDEO)

Deputeti i Gjirokastër, Flamur Golemi zgjodhi azilin e të moshuarve në Gjirokastër me rastin e 1 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. Ai u përshëndet me të moshuarit dhe mbajti para tyre një fjalë përshëndetëse.

Për 1 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, zgjodha të isha mes gjyshërve dhe gjysheve të Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër. Këta njerëz kanë dhënë shumë për këtë vend. Sot është radha jonë të punojmë për Shqipërinë që duam, të punojmë natyrisht për të shtuar edhe shërbimet e investimet që lehtësojnë jetën e të moshuarve”, shkruan Golemi në Facebook teksa poston edhe videon nga takimi.