Flet drejtori i Policisë Gjirokastër: S’kam lidhje me aksidentin, makina ime në dispozicion të hetimeve

24 orë pas publikimit të lajmit se drejtori i Policisë Gjirokastër kishte aksidentuar mbrëmë pranë fshatit Krahës 59- vjeçarin Axhem Mërtiri dhe u largua nga vendi i ngjarjes, ka reaguar Drejtoria e Policisë Gjirokastër përmes një njoftimi për mediat.

Thuhet se drejtori i Policisë Gjirokastër nuk është i përfshirë në këtë ngjarje dhe ka vënë në dispozicion të grupit të hetimit makinën e tij për ta provuar këtē gjë.

Më poshtë njoftimi i plotë.

Në lidhje me lajmin e publikuar sot se mjeti i Drejtorit te Drejtorisë Vendore të Policise Gjirokastër ka aksidentuar një shtetas dhe eshte larguar pa i dhene ndihme te aksidentuarit bëjmë me dije se:

Pas publikimit te lajmit Drejtori i Policise Gjirokaster per te provuar mos perfshirjen ne kete ngjarje ka kerkuar qe automjeti të cilin ka në përdorim t’i nenshtrohet aktit te ekspertimit nga grupi hetimor te kryesuar nga Prokurori.

Njekohesisht eshte njoftuar nga vete Drejtori Vendor edhe Sherbimi per Çeshtjet e Brendeshme dhe Ankesat, per t’u perfshire ne verifikimin e rastit.

Nderkohe nga Policia e Tepelenes vijon puna per identifikimin e automjetit qe shkaktoi aksidentin, si dhe per kapjen dhe arrestimin e drejtuesit te automjetit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër.

Ndērkohë më herët gjatë ditës i aksidentuari Axhem Mërtiri është shprehur se ka provs filmike nga kamerat e sigurisë së një lokali që tregojnë se aksidenti është shkaktuar nga një drejtues i Policisë Gjirokastër.