Flet Flamur Golemi: Tre gjërat që përfitojmë nga shtyrja e zgjedhjeve

Pas zyrtarizimit të shtyrjes së datës së zgjedhjeve me një javë, i pari që ka reaguar nga kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në Gjirokastër është Flamur Golemi.

Përmes një statusi të publikuar në faqen e tij në Facebook, Golemi evidenton tre gjëra nga shtyrja e zgjedhjeve. Ja çfarë shkruan ai:

Shtyrja e zgjedhjeve me një javë

E para është një fitore për Shqipërinë sepse opozita rikthehet në Kuvend dhe voton vettingun para 25 qershorit, votim i cili i hapë rrugën zbatimit të reformës në drejtësi.

E dyta dëshmon qartë vendosmërinë e Partisë Socialiste për të bërë shtet dhe për të çuar përpara integrimin e vendit në BE.

E treta, kemi një javë kohë më shumë për të takuar çdo njeri, për të dëgjuar çdo zë dhe për të kërkuar besim me votë në 25 qershor.

Askush s’e ndal dot përpjekjen tonë të përbashkët për një fitore historike për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam, me shtet, punë dhe mirëqënie.