Fondet e BE për mjedisin, trajnim për aplikim projektesh në Gjirokastër

20130803110855205577Projektet për  mbrojtjen e mjedisit që do të zbatohen në vendin tonë do të përfitojnë një donacion për 1.5 milion eurosh të akorduara nga Bashkimi Europian. Sipas përfaqësuesve të  zyrës  së  projektit TACSO në Shqipëri, BE-ja në kuadër të mbështetjes financiare për shoqërinë civile ka akorduar shumën prej 1.5 milion eurosh për financimin e projekteve që do të zbatohen në fushën e mjedisit. Në këtë kuadër projekti TACSO ka zhvilluar një trajnim dy ditor në Gjirokastër, pjesëmarrës të të cilit kanë qenë organizata të shoqërisë civile në Jug të vendit.

”Në vijim të  Thirrjes për Propozime nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë në kuadër të Mekanizmit Ndihmës për Shoqërinë Civile IPA/CSF 2013, “Civil Society Facility – Civic Initiatives and Capacity Building” , zyra e projektit TACSO në Shqipëri, organizoi në Gjirokastër trajnimin dy ditor mbi Procedurat e Aplikimit për këtë Thirrje për Propozime pjesë e të cilit ishin organizata  të shoqërisë civile të interesuara për mbrojtjen e mjedisit”, thotë drejtori I programit TACSO, Genci Pasko. Përgjatë këtij tajnimi pjesëmarrësit u njohën me mënyrat e aplikimit për të përfituar nga fondet e BE-së në fushën e mjedisit. Gjatë këtij viti shoqëria civile në Jug të vendit ka qenë mjaft aktive në fushën e mbrojtjes së mjedisit ku ndër aktivitetet më të spikatura kanë qenë nismat e ndryshme për mosdevijimin e lumit Vjosë nga pala greke dhe impaktin negativ që do të shkaktojë në mjedis zbatimi I këtij projekti.