Fondi i qeverisë për Bashkitë e reja, Libohova merr 86 milionë lekë

DSC01707.jpgDy ditë më parë Këshilli i Ministrave mori vendim për shpërndarjen e fondeve tranzitore për zbatimin e reformës administrative-territoriale. Në total ky fond është 1.8 miliardë lekë dhe është pjesë e buxhetit të vitit 2015. Bashkia Libohovë si një prej 61 Bashkive të reja në vend, përfiton 86 milionë lekë të vjetra. 

Pritet që disbursimi i këtij fondi të bëhet në muajt e mbetur të vitit 2015. Libohova është një prej njësive që vlerësohet si e vogël sa i përket numrit të popullisë. Referuar Censusit të vitit 2011, numri i banorëve është 7 158.

Kjo Bashki përbëhet nga tre njësi administrative, të cilat janë: Libohova, Zagoria dhe Qendër Libohova. Në zgjedhjet e 21 qershorit  Luiza Mandi e koalicionit të majtë u zgjodh kryebashkiake, duke fituar përballë Altin Çomos me një diferencë prej më shumë se 200 votash./#LibohovaOnline