Formulari i dekriminalizimit dhe CV-ja, kush është Bledi Çuçi (Dokumentet)

Ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ai që mbajti peshën kryesore për reformën territoriale, Bledi Çuçi, kryeson listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Gjirokastër.

Njësoj si gjithë kandidatët e tjerë edhe ai ka depozituar në KQZ formularin e vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit dhe CV-në e tij, dokumente këto që mund t’i shihni më poshtë.

Lidhur me formularin e dekriminalizimit, Çuçi nuk rezulton të ketë qenë i dënuar më parë apo të ketë pasur gjeneralitete të tjera.

Pyetjes nëse ka jetuar jashtë Shqipërisë për më shumë se 1 muaj, ai thotë se ka qenë në Belgjikë për studime në periudhën tetor 1997-tetor 1998.

Më poshtë pjesë nga formulari i dekriminalizimit dhe CV-ja e Çuçit.

/ArgjiroLajm.net/