Formulari i dekriminalizimit dhe CV-ja, kush është Flamur Golemi (FOTO)

Flamur Golemi është kandidati i tretë në listën e PS-së për deputetë të qarkut Gjirokastër.

Duke iu referuar formularit të vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit, rezulton që Golemi të mos jetë i dënuar më parë dhe as të ketë jetuar jashtë shtetit për më shumë se një muaj.

Ndërkohë sa i përket CV-së së dorëzuar në KQZ, mësohet se ai është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në vitin 2002 në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Prej shtatorit 2002 nisi punë si mjek i përgjithshëm pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër, ndërsa në maj 2008 filloi si mjek okulist në spitalin rajonal “Omer Nishani” dhe në klinikën “Athens Eye Hospital”. Më poshtë pjesë nga formulari i dekriminalizimit dhe CV-ja e Flamur Golemit.

/ArgjiroLajm.net/