Formulari për marrjen e patentës, tani plotësimi do të bëhet online

Patenta_shqiptare_mbasSë shpejti plotësimi i formularit të patentës do të bëhet online. Më parë ai plotësohej pranë drejtorive rajonale të Transportit Rrugor në rrethe dhe sillej me postë për kartonin në kryeqytet.

Tashmë të dhënat do të plotësohen on line pranë këtyre zyrave dhe transferohen në kohë reale në sistem. Edhe kartoni, nëse më parë kishte një afat kohor prej dy javësh për t’u bërë, me këtë procedurë të re do të printohet shumë më shpejt.

Formularët e aplikimit për pajisjen me leje drejtimi do të jenë funksionalë brenda disa ditësh në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Formulari nuk përjashton dokumentet që duhen për t’u pajisur me leje drejtimi, si autorizimi i plotësuar nga autoshkolla; dokument identiteti fotokopje; vërtetim banimi; çertifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar jo më parë nga tre muaj nga data e pajisjes me autorizim; grupi i gjakut e Rhezus; 4 foto me ngjyra; fotokopje e dëshmisë për ndihmën e shpejtë pranë Kryqit të Kuq Shqiptar; pagesa e tarifave.