Fotinia flet për kanabisin në Big Brother: Lazarati do ishte bërë si Monte Karlo

Tema e kanabisit duket se ka prekur edhe bisedat që bëjnë banorët e Big Brother me styre. Dy banoret Fotini dhe Donjeta nisin të diskutonin për kanabisin dhe gjendjen e tij në vend.

Donjeta e pyet Fotininë për Lazaratin, e cila e njeh si vendin e hashashit, por vajza nga Gjirokastra i thotë se atje nuk ka më asnjë gram hashash.

“Tani nuk ka më, zero, asnjë gram. Tani ka Shqipëria, me sa kam dëgjuar në lajme. Nëpër fshatra e shohin si opsion. Është bërë si lule. Do ishte bërë Lazarati si Monte Karlo”, thotë Fotinia.

Më pas, ajo e vlerëson si pozitiv faktin që në Lazarat nuk mbillet më hashash. “Por më mirë për fëmijët. Nuk është se kanë bërë ndonjë gjë. Ok, kanë bërë shkollë, kanë ardhur në Tiranë. Ata kanë bërë lekë. Shumica e tyre janë aty sot, me super vila e kur vjen puna, nuk kanë të ndezin dritat”, thotë Fotinia.