Foto e rrallë, Avni Rustemi pasi kishte ndërruar jetë në spitalin e Tiranës

Libohova Online siguron një foto të rrallë të papublikuar më parë të Heroit të Popullit, Avni Rustemi. I përket prillit 1924. Në të shihet Avni Rustemi në një prej shtretërve të spitalit në Tiranë, pak pasi kishte ndërruar jetë nga atentati që iu bë. Avni Rustemi u qëllua nga Isuf Reçi pasditen e 20 prillit 1924 teksa shëtiste bashkë me Hoxha Kadrinë në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë. Ai u qëllua pas shpine nën shpatull të majtë. Plaga i shkaktoi një hemoragji të pakthyeshme aq sa pas dy ditësh ndërroi jetë. Zemrën ia hoqën, ndërsa trupin ia balsamosën për ta transportuar drejt Vlorës ku edhe u bë varrimi i tij. Vrasja e Avni Rustemit nxiti më pas edhe atë që njihet si Revolucioni i Qershorit me në krye Fan Nolin.

avniu