FOTO/ Kjo është makina e djegur e Arten Hoxhës në Gjirokastër

Kjo që shihni në foto është makina tip ‘Audi’ A6 me targa AA 591 NC, në pronësi të oficerit të policisë rrugore në Gjirokastër, Arten Hoxha. Makina u përfshi nga flakët mesditën e sotme teksa ndodhej e parkuar në oborrin e banesës së oficerit të rrugores. Policia thotë se nga flakët është djegur plotësisht motori i makinës. Ndërsa dyshohet që zjarri të ketë rënë nga një shkëndijë elektrike. Sidoqoftë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

©LibohovaOnline