FOTO LAJM/ Çfarë ‘sekreti’ i tregon Golemi-Kumbaros, teksa Rama dëgjonte ankesat e njerëzve?

Tre ditë më parë kryeministri Edi Rama ishte në Gjirokastër, ku zhvilloi dëgjesën publike me banorë të qarkut.

Të pranishëm në takimin e organizuar pranë gjimnazit ‘Siri Shapllo’, ishin edhe deputetët e rinj Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro e Flamur Golemi.

Ky i fundit, në një moment duket se i ka rrëfyer diçka koleges Kumbaro, e cila po e dëgjon gjithë vëmendje.

Kjo nuk i ka shpëtuar syrit të fotografit të ministres së Kulturës, e cila i ka postuar fotot në faqen e saj në Facebook.

Por dilema vazhdon; çfarë ‘sekreti’ i ka treguar Golemi-Kumbaros, teksa Rama po dëgjonte qytetarët?!

/Libohova Online/