FOTO LAJM/ Luftëtari-Partizani, si e shohin ndeshjen gjirokastritët

Ndërkohë që po luhet në Gjirokastër ndeshja mes ekipit vendas të Luftëtarit dhe Partizanit, tifozët nuk janë të pranishëm në stadium për shkak të dënimit të fushës nga Komisioni i Disiplinës. Një pjesë e tyre kanë gjetur këtë mënyrë për të ndjekur ndeshjet, duke hipur në tarracat e pallateve që gjenden rreth stadiumit “Gjirokastra”. Në minutën e 44’ Luftëtari ka kaluar në avantazh me anë të një goli të shënuar me penallti nga Ramadani.