Foto Lajm/ Njihuni me Bashkinë Dropull

 Foto Lajm/ Njihuni me Bashkinë Dropull

Kjo është Bashkia e Dropullit që do të formohet me ndarjen e re adminstrative dhe territoriale. Dy komunat e Dropullit bashkohen me komunen Pogon, per formuar kështu një bashki të re. Edhe pse komuna e Pogonit është e largët me komunat e Dropullit dhe nuk kanë lidhje fizike mes tyre, pasi për të shkuar në Dropull duhet kaluar përmes Libohovës, bashkimi i këtyre njësive u bë duke patur parasysh përbërjen etnike të popullsisë, e cila është me kombësi greke. Organizata e minoritetit “Omonia” dhe PBDNJ nuk patën pretendime apo kundërshti për ndarjen e kësaj zone, siç po kontestojnë bashkimin e Himarës me komunën e Vranishtit dhe Lukovës. Ende nuk dihet se ku do të jetë qendra e Bashkisë Dropull, por opsionet më të mundshme janë në fshatin Sofratikë ose Dervician. Dropulli

 

 

 

 

Libohova Online