Foto me të birin në Kishë, Flamur Golemi uron Krishtlindjen

Deputeti i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka përcjell në urimin për Krishtlindje në faqen e tij në Facebook. Golemi shfaqet në një kishë me të birin teksa është duke ndezur qiri.

“Krishtlindjen e bëjnë të gëzuar sidomos fëmijët! Dhe e dini çfarë, asnjëherë mos u shqetësoni për madhësinë e pemës së stolisur. Në sytë e fëmijëve ajo duket gjithnjë një pemë gjigante. Gëzuar nga unë dhe Flarensi”, shkruan deputeti i Gjirokastrës.

Por siç shihet në foton e publikuar nga vetë Golemi, portreti i djalit nuk shfaqet. Ndoshta edhe deputeti i PS-së ‘kopjon’ në këtë rast kryeministrin Rama, i cili kurrë s’e ka shfaqur në publik djalin e tij të vogël, Zahon. Të gjitha fotot që janë në internet, nuk e tregojnë portretin e Zahos. Dhe mbase kështu është më mirë!