FOTO nga aksidenti në Gjirokastër me dy të plagosur rëndë, cfarë ndodhi sot pranë lagjes “Punëtore”

Pranë rrethrrotullimit të lagjes “Punëtore” në Gjirokastër, sot pasdite mbetën të plagosur rëndë dy persona. Ata u përplasën nga një automjet, që drejtohej nga shetasi Ardi Aliko, 26 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”.

Të plagosurit me inicialet V.I rreth 55 vjeçe dhe K.I, rreth 30 vjeç ishin kalimtarë të rastësishëm. Sipas policisë ata ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Gjirokastrës.

Policia ka shoqëruar të riun që drejtonte makinën, si dhe po punohet për hetimin e shkaqeve të aksidentit.

Më poshtë foto nga vendi i ngjarjes.

/Libohova Online/