FOTO nga aksidenti në Mashkullor, vdes nënë e bijë dhe një vajzë tjetër, 7 të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi  të fshatit Mashkullorë sot më 24 korrikut 2016.

Dy makina, një furgon dhe një veturë nge targa zvicerane janë përplasur rreth orës 14:00 duke shkaktuar vdekjen e një gruaje, vajzes së saj 12- vjeç dhe nje femije tjeter 2 vjec, ndërsa janë plagosur 7 të tjerë.

Konfirmohet nga mjeket e spitalit ne Gjirokaster se 2 nga 7 të plagosurit janë rëndë.

Nena që humbi jetën është identifikuar si Albana Hasani.

Ende nuk dihet dinamika e aksidentit që ndodhi në fshatin Mashkullorë, por dyshohet se mjetet e përfshira në aksident kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi.

Makinat që janë përfshirë në aksident janë një furgon me targa AA 760 LI dhe një veturë me targa zvicerane.

Mësohet se viktimat udhëtonin në makinën me targa zvicerane dhe janë me shtetësi kosovare.

0102030405