Foto Reportazh/ Në Antigone, dashurinë e mbretit Pirro

 Foto Reportazh/ Në Antigone, dashurinë e mbretit Pirro

S’kisha qenë kurrë më parë në qytetin antik të Antigonesë, edhe pse gjithnjë e kam pasur shumë afër. S’e di pse, ndoshta edhe unë jam një ndër shqiptarët e shumtë që nuk e njohin sa duhet vendin e tyre, nuk i kanë parë nga afër pasuritë kulturore e natyrore që ka. U desh një event si “Traku Fest”, që të bëhesha pjesë e një udhëtimi drejt qytetit antik, për të cilin kisha lexuar e dëgjuar shpesh herë. Me grupe të rinjsh nga e gjithë Shqipëria, shumica e të cilëve kishin bujtur në Gjirokastër posaçërisht për “Traku Fest”, nisëm udhëtimin me furgona nga sheshi i “Çerçizit” për në Antigone.

Përmes një rruge të asfaltuar që gjarpëronte nëpër kodra dhe një peisazhi të bukur, udhëtimi m’u duk relativisht i shkurtër. Herë pas here më tërhiqnin vëmendjen çapkënllëqet që bënte fëmija 5-vjeçar i një çifti italian, i cili ishte me ne në furgon. Mbërrijmë në hyrje të parkut arkeologjik, zbresim nga furgoni dhe nisim udhëtimin me këmbë për të parë nga afër qytetin antik që nga historia dihet se mbreti Pirro ia bëri dhuratë gruas së tij, Antigonës. Ndërsa ecje mes rrënojave të qytetit antik, pamja që të shpalosej në horizont nga Lugina e Drinos ishte mahnitëse. Nga ky vend, sikur e kishe nën kontroll gjithë luginën. Ndoshta mbreti i Epirit e kishte ndërtur këtu qytetin, pikërisht edhe për këtë arsye.

Diku mes parkut, nën hijen e një lisi të moçëm, ishte një tyrezë me gatime enkas për ne. Kryetari i komunës dhe drejtori i parkut, mes mikpritjes dhe falenderimeve, na thanë se janë gatime tradicionale të zonës. Brenda pak minutash tryeza u boshatis. Ne ishim të uritur, ndërsa ushqimi shumë i shijshëm. Aty me ne u gjend edhe ministri Veliaj. Për një copë herë dëgjuam të gjithë ciceronin dhe më pas u mblodhëm te kisha paleokristiane e Antigonesë, mozaiku shumëngjyrësh i së cilës është një atraksion më vete. Në pasdite morëm rrugën e kthimit drejt Gjirokastrës, me dëshirën për të ardhur sërish në Antigone, qytetin që lindi nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja.

r2

r3

r4

r5

r6

r7

r8

r9

r10

r11

r12

r13

r14

r15

r16

r17

r18

r20

r21

r22

r23

r24

r25

r26

r27

r28

r29

r30

Libohova Online