Foto Vasili, apeli i kandidatit të LIBRA-s për Gjirokastrën

Foto Vasili është kandidati për deputet që kryeson listën e LIBRA-s në qarkun Gjirokastër.

Në prag të heshtjes elektorale, ai i drejton një apel të gjithë votuesve të qarkut.

Vasili bën thirrje për të votuar numrin 18 në fletën e votimit, pasi siç thotë ai, timonin nuk e meriton dikush që ka dhënë prova se nuk di të guidojë. Më psohtë mesazhi i tij i plotë:

Mos njollos dinjitetin tënd dhe të familjes!

Mos vur në pikëpyetje inteligjencën tënde përballë furisë së banalitetit propagandistik, që synon të të qorrojë sa të të vjedhë votën!

– Mos u gëzo me thesin e miellit sot, që ta kesh dollapin bosh nesër!

– Mos u josh nga një vend pune sot, premtim që bëhet një pritje plot ankth e depersonalizim nesër!

– Mos ia beso sot timonin dikujt që ka dhënë prova se nuk di të guidojë, për të mos e parë të ardhmen tënde në humnerë nesër!

– Mos prano t’ia besosh sot hapin miopëve që vështrimi nuk ua kapërcen dot nivelin e tepsive, bragaçëve dhe tenxhereve, nëse ëndrrën evropiane e dëshiron një vizion të madh, një realizim të afërt nesër!

– Mos u gënje nga kthetra vrasëse e lyer me miell sot, që të mos e shohësh veten të ekzekutuar në mes të bulevardit nesër!

– Mos beso në republikat e reja bërë me qereste të vjetër sot, që të mos ndjesh në shpinë rrënojat e të ardhmes tënde nesër!

Nëse nuk dëshiron grushtin trullosës të propagandës një muaj në katër vjet, po dorën e kujdesit në të përditshmen tënde,

VOTO NR 18!

VOTO LIBRA!