FOTO/Shpëtojnë fëmijët, tre të plagosur rëndë te aksidenti në Jorgucat

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë paraditen e sotme.

Deri tani flitet për tre të plagosur. Dy prej makinave kanë përfunduar në kanal buzë rrugës

Në njërën prej makinave udhëtonin 5 shtetas nga Vlora mes tyre dy fëmijë. Këta të fundit nuk janë lënduar.