FOTOT/ Vuajtjet e kësaj kafshe në Shqipëri kanë prekur mijëra vetë

6-187Shpesh zbavitemi kur shohim ndonjë ari në restorantet që vizitojmë në vende të ndryshme të Shqipërisë, por të huajt nuk e shohin kështu.

Media të mëdha botërore si Daily Mail, Mirror etj, kanë shkruajtur një artikull të gjatë për Tomin, një ari që ndodhet në një restorant në Shqipëri.

Ai mbahet në kafaz si një atraksion për turistët.

Por Tomi jeton mes pisllëkut dhe kequshqimit.

Daily Mail shkruan se kjo është një mizori e pastër.

“Tomi mbahet në kushte mizore në një restorant 40 milje larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ai ka sjellje të çuditshme për shkak të kushteve mizore të jetesës”, shkruan gazeta britanike.