Fushata e llogaridhënies së qeverisë, Kumbaro takim në Libohovë (FOTO)

Fushata e llogaridhënies së qeverisë ka vijuar sot në Bashkinë Libohovë. E pranishme në takimin që po mbahet në shtëpinë e kulturës është ministrja dhe deputetja e zonës, Mirela Kumbaro. Po kështu marrin pjesë edhe drejtues të institucioneve rajonale, kryebashkiakja Luiza Mandi, si dhe prefekti Astrit Aliaj. Ndërkohë që të hënën në Libohovë pritet të vijë kryeministri Edi Rama, për të inspektuar punimet në projektin e qendrës, i cili është drejt përfundimit. Rama dhe kabineti qeveritar do të qëndrojnë në Gjirokastër për dy ditë.

© Libohova Online