Fushata në Gjirokastër, Zhulati i ngre këngë Zamira Ramit [Teksti]

Zamira zhulatKandidatja e koalicionit të majtë për Bashkinë Gjirokastër, Zamira Rami, është pritur me këngë labe në fshatin Zhulat, ku ajo ndodhej për një takim elektoral.

Se Zhulati në këto male

Pret t’i zgjidhësh ca halle

Ti për ne të jesh krenare

Se të duam kryetare

Ky ishte një pjesë e tekstit të këngës që disa banorë të fshatit i kënduan Ramit. Ajo shoqërohej në këtë takim nga kryebashkiaku, Flamur Bime dhe deputeti, Vangjel Tavo. Rami premtoi para banorëve ndërtimin e rrugës së fshatit dhe disa investime të tjera në infrastrukturë.