Fushata në Libohovë, Mandi: Në 21 qershor t’i japim jetë një modeli të ri drejtimi

Luiza MandiKandidatja e koalicionit të majtë për Bashkinë Libohovë, Luiza Mandi, përmes një shënimi në faqen e saj në Facebook, kërkon të motivojë qytetarët dy javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve. Ndërsa shprehet se vazhdon takimet intensive me të gjithë banorët e Bashkisë Libohovë, ajo kërkon që në 21 qershor t’i jepet udhë ndryshimit.

“Të gjithë ata që janë të pakënaqur me këtë gjendje në Libohovë, pas dy javësh kanë në dorë t’i japin jetë të resë, t’i japin forcë ndryshimit, t’i japin shpresë të ardhmes. Libohova nuk meriton më të qëndrojë në vendnumëro. Unë nuk do të jem thjesht një kryetare e radhës, por me të njëjtin model pune dhe përkushtimi që kam shërbyer si mjeke, do të shërbejë edhe si administratore e kësaj zone. Kam gjithë mbështetjen e qeverisë për të financuar shumë projekte të rëndësishme për qytetarët e gjithë kësaj zone. Kërkoj besimin tuaj, që pas 21 qershorit t’i lëmë fjalët mënjanë dhe të përveshim mëngët për t’i ndryshuar faqen Libohovës”- shkruan Mandi.

Kandidatja e majtë pritet që ditët e ardhshme të zhvillojë takime elektorale edhe me emigrantë në disa qytete të Greqisë si dhe me të rinj e të reja nga Libohova që studiojnë e punojnë në Tiranë.

sdgdfghfg