Gafa e FSHF, FIFA dënon Shqipërinë

kombetarja-620x330FIFA dënon Shqipërinë pasi aktivizoi një lojtar të pezulluar në miqësoren ndaj Luksemburgut më 29 mars të këtij viti.

Sipas njoftimit të fundit nga FIFA, Luksemburgu është fitues me rezultatin në tavolinë 3-0, ndërsa FSHF është dënuar me 7500 franga për shkak të thyerjes së rregullave.

Ergys Kaçe u aktivizua në këtë ndeshje edhe pse nuk kishte të drejtë loje pas ndëshkimit me karton të kuq 3 ditë më herët në ndeshjen ndaj Austrisë. Kombëtarja shqiptare në këtë miqësore kishte fituar me rezultatin 2-0 me gola të Armando Sadikut dhe Sokol Cikalleshit. Tashmë zyrtarisht kjo ndeshje është e humbur.