Gara në FRPD, Salianji fiton konventën e Gjirokastrës

asfsfSot në Gjirokastër është zhvilluar Konventa e të rinjve të PD-së, për të zgjedhur kreun e ri të forumit rinor. Fituesi i kësaj konvente është shpallur Ervin Salianji. Fillimisht të tre kandidatët shpalosën para të rinjve platformat e tyre, për të vijuar më pas me votimin.

“Në ditën e Pavarësisë dhe Clirimit e nisëm konventën në Gjirokastër. Gëzuar për të gjithë këtë datë që të ngarkon me emocione të jashtëzakonshme. Te rinjtë e FRPD Gjirokastër, Lazarat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Këlcyrë më votbesuan dhe më dhanë fitoren e 7 në 14 konventa të zhvilluara. Shkojmë nga dita në ditë drejt konfirmimit të programit tonë për ristrukturimin dhe riorganizimin e FRPDSh, për ta bërë strukturën më tē fuqishme rinore në Shqipëri”, shprehet Ervin Salianji në përfundim të Konventës.

Fillimisht në garë për greun e FRPD-së ishin 6 kandidatë. Pas tërheqjes së 3 kandidatëve, mbetën Ervin Salianji, Oriela Nebiaj dhe Belind Këllici.