Gazetta Dello Sport: Italia ka frikë Shqipërinë. Ja pse nuk ndihen të qetë

italia2-300x167“Gazetta Dello Sport” në një artikull special ka listuar gjithë futbollistët e rinj me origjinë jo­italiane, të cilët do të jenë në dilemë për të zgjedhur mes Italisë dhe vendit të origjinës.

Kjo ka ardhur pas refuzimit që i bëri kërkesës së federatës italiane lojtari i akademisë së Milanit Matia El Hilali kombëtares së të rinjëve italianë pasi është në dilemë për të përzgjedhur mes Italisë dhe Marokut.

Të njëjtën rrugë më parë kanë ndjekur edhe Hashim El Mastur, Hoze Mauri e portugezi Pedro Almeida.

Në listën e publikuar nga prestigjiozja italiane është edhe mesfushori 16 vjeçar i Çezenës, Alesandro Ahmetaj, i cili luan me U­16 të Italisë.

Fotot e lojtarit duke bërë shenjën e shqiponjës, fotot me flamur shqiptar, apo edhe fotoja me trajnerin e Shqipërisë Xhani De Biasi e bëjnë të qartë se Ahmetaj i di shumë mirë “rrënjët” e veta, e do të mendohet kur të zgjedhë mes Shqipërisë e Italisë.

italia1