Gazment Bardhi bën bashkë demokratët e Gjirokastrës: Ne do ta ndryshojmë këtë realitet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka takuar sot strukturat lokale në qarkun e Gjirokastrës. Përpara drejtuesve lokalë të PD, Bardhi është shprehur se opozita do t’i japë fund këtij pushteti të babëzitur, që nuk di të bëjë asgjë përveçse të vjedhë, me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Detajet e këtij takimi, Bardhi i ka përcjellë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Qarku i Gjirokastrës duhet të ishte kryeqendra e zhvillimit ekonomik për jugun e vendit, por mungesa e investimeve, korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë e kanë trajtuar këtë zonë si të dorës së dytë. Në 6 vjet kjo qeveri ka tradhëtuar interesat e qytetarëve, i ka varfëruar ata, i ka detyruar të largohen.

Me demokratët e Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës dhe Memaliajt, shprehëm shqetësimin se vazhdimi i kësaj situate do të sjellë shkretimin e mëtejshëm të qyteteve dhe fshatrave. Vetëm këtë vit në Universitetin e Gjirokastrës janë mbyllur 4 degë. Më pak të rinj që studiojnë do të thotë më pak zhvillim, më shumë emigracion.

Bashkë me demokratët e përkushtuar të Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës dhe Memaliajt do ta ndryshojmë këtë realitet. Me zgjedhje të lira e të ndershme, do t’i japim fund këtij pushteti të babëzitur, që nuk di të bëjë asgjë përveçse të vjedhë. Qytetarët e Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës dhe Memaliajt meritojnë një qeveri që prioritet të vetëm ka mirëqenien e tyre“, shkruan Bardhi.