Gjendje e rëndë në Gjirokastër, rrezikon të shembet pallati te ‘Kodra e Shtufit’, policia evakuon banorët (FOTO)

Situatë alarmante në Gjirokastër pas reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë ditës. Raportohet se në orët e mbrëmjes situata është kritike në lagjen ‘Kodra e Shtufit’, ku rrezikojnë shembjen disa pallate dhe banesa të tjera, për shkak të rrëshqitjes së tokës. Banorët nga frika kanë braktisur shtëpitë, ndërsa policia ka evakuuar forcërisht ata që refuzojnë. Situata më e rëndë është në rrugën pranë teqesë, ku siç shihet në fotot që ka sjell Libohova Online, asfalti është çarë totalisht, rrëshiqitjet vijojnë dhe me gjasë situata do të përkeqësohet. Banorët e evakuuar janë strehuar tek të afërmit, në spital dhe në ambiente të tjera. Në terren ndodhen prefekti i qarkut, Astrit Aliaj, deputeti Flamur Golemi, kryebashkiakja Zamira Rami etj.

©Libohova Online