Gjermani, juria ngrihet në këmbë për shqiptaren [VIDEO]

Çdo ditë e më shumë të rinjtë shqiptarë po tregojnë sukses në muzikën botërore, dhe kjo falë e konkurseve të talenteve, që iu shërbejnë si trampolinë për depërtim në botën e muzikës.

Në formulën e “The Voice Kids” në Gjermani, ka konkurruar një vajzë shqiptare me këngën “Airplanes”, e cila e ka mahnitur jurinë. Kjo e fundit është ngritur në këmbë dhe ka shtypur menjëherë butonin e pranimit.

Pjesë e jurisë është edhe fituesja e Eurovisionit, Lena e cila me këngën “Satellite” u bë fenomen botëror, pasi klasifikohet si e më e klikuara në festivalit evropian. Janë pikërisht Lena dhe Marku, që çohen në këmbë për Alberinën, për ta rrëmbyer vajzën në ekipin e tyre.