Gjimnazi “11 Shkurti” feston 50 vjetorin, Kumbaro: Libohova është familja jonë e madhe, ta ngremë lart emrin e shkollës (FOTO)

Gjimnazi “11 Shkurti” i Libohovës bën 50 vjet nga themelimi i tij. Me këtë rast u organizua sot një ceremoni festive, ku merrnin pjesë mësues e nxënes ndër vite të këtij gjimnazi. Po kështu ishte i pranishëm edhe drejtori i parë i kësaj shkolle, Kosta Kuruni, si dhe deputetja Mirela Kumbaro. Në fjalën e saj përshëndetëse ajo tha se ishte një rikthim në rrënjët që mbolli i ati. Kujtojmë që babai i Mirela Kumbaros ishte një ndër themeluesit e gjimnazit të Libohovës.

“Libohova eshte familja jone e madhe qe na bashkon me historine, traditen dhe amanetin e atyre qe hodhen themelet e kesaj shkolle. Dhe nuk ka parti qe te na ndaje. Ne emer te atij amaneti, te gjyshit si nje nga mesuesit e pare te Libohoves, dhe te babait si nje nga themeluesit e kesaj shkolle 50 vjet me pare, une jam ketu per t’ju bere thirrje qe eshte nder por dhe pergjegjesi e perbashket qe ta mbajme shkollen me dinjitet. Qe te bindim prinderit t’i sjellin femijet ketu, por edhe t’u kujtoj mesuesve se sa te rende e kane detyren qe te nderojne emrin e shkolles e ta bejne ate te denje per libohovitet e rinj. Partia jone eshte Libohova, ku jemi te gjithe anetare”, tha ish-ministrja e Kulturës.

Kryebashkiakja Luiza Mandi tha se gjimnazi “11 Shkurti” është krenari për Libohovën dhe një pikë referimi për të gjithë libohovitët.

“Për fat të mirë Libohova ka më shumë sesa thjesht një gjimnaz të zakonshëm. ’11 Shkurti’ është një hapësirë e përbashkët e të gjithë libohovitëve, dhe jo vetëm. Kushdo që ka qenë qoftë edhe për një ditë të vetme si mësues apo nxënës në këtë shkollë, do të shkruhet në librin e madh të historisë së gjimnazit. Ju jeni pjese e një skuadre ëndrrash, që vit pas viti e kthyet ’11 Shkurtin’ në një pikë referimi për të gjithë. Besoj se ndjenja e përkatësisë ndaj një historie përpjekjesh, simbolesh, por edhe përvojash nga më të ndryshmet rikthen me dëshirë gjithësecilin prej jush në gjimnaz, qoftë dhe për një herë të vetme”, tha Mandi.