Gjirokastër, 24-vjeçari arrestohet pasi i gjetën drogë në makinë

Policia-GjirokasterSpecialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike,si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative gjatë ditës së djeshme kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe konkretisht:

Gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e ndaluar tip Toyota me targa AA505CY me ngjyrë të bardhë mbi fshatin Kolonjë të Gjirokastrës ku dyshohej se transportonte lëndë narkotike, në një distancë prej 5-6 metra, u gjend një makineri e dyshuar për presimin e lëndëve narkotike dhe në brendësi të kësaj paisje në kutin metalike të saj nëpër kanalet anësore janë gjetur disa gramë mbeturinë e lëndës së dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit:
Sejko Memushi, 24 vjeç, banues në lagjen Palorto, Gjirokastër.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale” Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe “Përdorim i paligjshëm i teknologjisë së lartë” parashikuar nga neni 283 dhe 286 i Kodit Penal.