Gjirokastër, 70-vjeçari nga Dropulli ndërron jetë nga një atak kardiak teksa ishte në lokal

Një 70 vjeçar nga Dropulli i Gjirokastrës ka ndërruar jetë gjatë paradites së sotme nga atak kardiak gjatë momenteve intime.

I moshuari është dërguar në spital, por mjekët nuk kanë patur mundësi të bënin diçka për të pasi kishte ndërruar jetë në vend.

Policia është duke marrë të afërmit në pyetje për të zbuluar rrethanat e plota që çuan në humbjen e jetës së të moshuarit.

Njoftimi i policise per ngjarjen

Në datë 22.06.2020, rreth orës 11:15, njoftohemi se në një lokal në lagjen “18 Shtatori”  Gjirokaster, është gjetur pa shenja jete shtetasi  K. V., rreth 70 vjeç,.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk konstatohen shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.