Gjirokastër, aksident në Valare. Shoferi plagoset pasi goditi me makinë…lopët

Ngjarja që fillimisht u raportua si plagosje me armë në fshatin Valare të Gjirokastrës, në fakt është krejt ndryshe. Bëhet fjalë për një aksident. Shtetasi Nesti Prifti nga fshati Karjan i Lunxhërisë, teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, në fshatin Valare ka goditur disa lopë që ishin duke kaluar rrugën. Nga forca e përplasjes, por edhe nga frika, ai ka humbur ndjenjat. Menjëherë e kanë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.