Gjirokastër, aksident në Virua, dy të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e së mërkurë në aksin Gjirokastër- Tepelenë, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar 2 persona. Në aksident është përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një kamion, e ndërsa mësohet se dy personat, identiteti i së cilit nuk bëhet edhe i ditur, kanë marrë plagë të lehta në trup. Fatmirësisht gjendja e të lënduarve është mirë, por ky aksident ka sjellë bllokim të qarkullimit për rreth një orë.