Gjirokastër, aksidentohet adoleshenti te ‘Shtatë Krojet’

Një adoleshent nga Gjirokastra është aksidentuar një ditë më parë në rrugën ‘Shtatë Krojet”.

Sipas njoftimit të policisë, duke drejtuar motoçikletën ai ka dalë nga rruga, por fatmirësisht pati vetëm lëndime të lehta.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin H.C., vjeç 17, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se  në aksin rrugor Gjirokastër-Lazarat, në kryqëzimin e rrugës “Shtatë Kronjtë”, duke drejtuar motoçikletën ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe pas ndihmës mjekësore,  u largua pa probleme për jetën.  Neni 290/1 i Kodit Penal.