Gjirokastër, aksidentohet rëndë me motor një i moshuar

Një aksident ka ndodhur në rrugën e fshatit Asim Zeneli. Policia e Gjirokastrēs jep detajet paraprake nga ngjarja.

Në orën 14:05, njoftohemi në rrugën rurale të fshatit “Asim Zeneli”, Gjirokastër, shtetasi H.Sh, 81 vjeç, banues në fshatin “Asim Zeneli”, duke drejtuar një motor është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Shtetasi i aksidenuar është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe do të transportohet për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen shkaqeve të aksidentit.