Gjirokastër, aktivistë të ardhur nga kryeqyteti protestojnë për marrëveshjen e detit me Greqinë

Disa aktivistë të shoqërisë civile të ardhur nga Tirana kanë protestuar sot në Gjirokastër lidhur me çështjen e negociatave me Greqinë për marrëveshjen e detit, si dhe për gërmimet për eshtra ushtarësh grekë që po kryhen në Tepelenë. Ata u tubuan para bustit të Çerçiz Topullit. “Kemi qenë dhe do të jemi në cdo qytet, për të vijuar me misionin tonë për transparencë dhe i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama, t’i mbaje duart larg nga deti dhe toka shqiptare”, tha Aulon Kalaja, një prej organizatorëve të kësaj proteste. Aktivistët mbanin në duar pankarta me simbole kombëtare dhe ku kishte mbishkrime patriotike.