Gjirokastër, arrestohet 25-vjeçari i kërkuar për tentativë vrasje (Emri)

Policia e Gjirokastrës njofton arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për tre vepra penale. Ai është një i ri nga Tepelena, i quajtur Dilaver Rrapa.

Në korrik të këtij viti, Rrapa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit O.M.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen.

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Kanosje” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Në datë 17.10.2017,ga specialistët e Sektori për hetimin e krimeve të rënda u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

Dilaver Rrapa, 25 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:
Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka vendosur masën e siguris “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Kanosje” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, pasi:

Në datë 02.07.2017 ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit O.M.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.