Gjirokastër, arrestohet 28-vjeçari që rrihte vëllain

Policia-GjirokasterNga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Vladimir Ibrushi, 28 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit H. I.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Dhunë në familje ” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal