Gjirokastër, arrestohet 34-vjeçari i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje

Policia-GjirokasterNga ana e specialistëve të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Proksitel Murraj, 34  vjeç, banues në “Kombinat”, Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi:

Më datë 31.08.2015,rreth orës 15:40, në fshatin “Mërtinjë”, Përmet, për motive pronësie,ka qelluar me armë gjahu në dorën e majtë dhe pjesën e barkut,shtetasin:

A.S, 51 vjeç, banues në Tepelenë ,i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.