Gjirokastër, arrestohet 34-vjeçari nga Lazarati

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

I arrestuari është shtetasi B.B, 34 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky person ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.