Gjirokastër, arrestohet 42-vjeçari për grabitje me dhunë

wrongful-arrest-compensationNjë burrë nga Gjirokastra u arrestua si i dyshuar për grabitje me dhunë. 42 vjeçari Gëzim Vasi nga fshati Karjan i Gjirokastrës, u vu në pangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Vasi u arrestua pasi mbrëmjen e 9 tetorit, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, i kanë vjedhur me dhunë 150.000 lekë dhe 10.000 euro shtetasit A.G., pranë një rruge në lagjen “Kodra e Shtufit” të qytetit të Gjirokastrës.

Tre personat e tjerë janë shpallur në kërkim, por për arsye hetimi gjeneralitetet e tyre nuk bëhen të ditura