Gjirokastër, arrestohet i dënuari për vrasje

Nga punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër është konstatuar një shtetas në tentativë për kalim kufiri në mënyrë të jashtëligjshme, duke iu shmangur kontrollit policor.

Nga ana e patrullës së Policisë Kufitare në kufirin e gjelbër u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Ëngjëllush Agallija, 47 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kryerjes së verifikimeve përkatëse rezultoi se ky shtetas ishte person në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me numër vendimi 60, datë 30.09.2015, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje”, dhe “Rrethanat rënduese”, parashikuar nga nenet 76 a) dhe 50 c) të Kodit Penal.