Gjirokastër, arrestohet një 20-vjeçar që dhunonte babain

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010Nga ana e specialistëve të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit  është bërë arrestimi dhe ndalimi i shtetasit :

Enerik Çoku , 20 vjeç , banues në fshatin  Erind, Gjirokastër.

Ky shtetas u ndalua pasi në datën 02.12.2015  ka shkuar në banesën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit  G.Ç , 54 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale  “Dhunë në familje” parashikuar nga neni  130/a    i  Kodit  Penal.