Gjirokastër, arrestohet një vajzë me para false

tmp_18696-100-euro-1936779032Një vajzë në Gjirokastër ka përfunduar në pranga, pasi është kapur me para false.

Arjola Shyti, 28 vjeçe, banuese në Korçë, rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Tepelenës, në një karburant ka furnizuar me karburant automjetin e saj tip “Benz”, me targa TR 5271 K, ku ka bërë pagesën me një kartëmonedhë 100 euro e cila dyshohet si e falsifikuar.

Pas njoftimit të bërë nga shtetasi S.M., punonjësi i karburantit, Shyti u kap nga policia në Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i kartëmonedhës, i një telefoni celular dhe i automjetit.

Në ngarkim të saj materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Falsifikim i monedhave”