Gjirokastër, arrestohet pronari dhe punëtori i lavazhos. Vodhën 18 milionë lekë

tmp_21118-20160106_083255-399108636Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë kapja dhe ndalimi i dy shtetasve :

Qemal Kuçi , 29vjeç , banues në lagjen ‘’11-Janari‘’ Gjirokastër.
Alvaro lika , 29 vjeç , banues në lagjen ‘’Industriale’’ Gjirokastër , i dënuar më parë për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje narkotikësh’’

Këta shtetas u ndaluan pasi:

Shtetasi P.N , 63 vjeç , banues në lagjen ‘’Granicë’’ Gjirokastër , ka bërë kallzim se i kanë vjedhur 1.800.000 (njëmilion e tetëqindëmijë) lekë ( të rëja) në automjetin e tij tip ‘’Toyota’’ me targa AA 531 IV , në vendin e quajtur kthesa e ‘’NSHN-së’’ , në lavazhon e shtetasit Qemal Kuçi .

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Qemal Kuçi ,( i cili është pronar i lavazhos) në bashkëpunim me shtetasin Alvaro Lika ,( i cili ishte punëtornë lavazho) kanë vjedhur këtë sasi lekësh.

Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.200.000 (njëmilion e dyqindëmijë) lekë (të reja).
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Vjedhje e kryer në bashkëpunim’’ të parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.