Gjirokastër, arrestohet shpërndarësi i heroinës dhe farës së kanabisit

Një 37-vjeçar nga Gjirokastra u arrestua nga policia në lagjen “18- Shtatori”, pasi gjatë kontrollit fizik iu sekuestruan 4 doza me heroinë dhe 940 fara kanabis.

Më datë 28.01.2018, në lagjen “18- Shtatori”, Gjirokastër, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë, shtetasit Ahmet Lani, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm i’u gjet dhe u sekuestrua :

Dhe një dozë tjetër me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit “Heroinë”. Si dhe dy qese me 940 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Ahmet Lani, 37 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.