Gjirokastër, arrestohet taksisti pa liçensë. Tentoi të korruptonte policin

Punonte si taksist pa liçencë, i ofron ryfshet punonjësit të Policisë Rrugore për ti shpëtuar masës administrative, por arrestohet në flagrancë.

Specialistët e Seksionit kundër Korruspionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër , bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Ferdinant Hoxha, 50 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u arrestua pasi:

Sot rreth orës 10:45 në Rrugen nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Mashkullorë” është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin e dokumentacionit të mjetit, ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij furgon, i ka dhënë një prerje 500 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar procedurat administrative ndaj tij.(Shtetasi i mësipërm nuk ka liçencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë me mjetin e tij).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.